Tepelena ka çelur sezonin turistik me eventin kulturor “Java a Ali Pashës”.
Simboli i përzgjedhur si frymëzues për ngjarjen, ai i Ali Pashës iu mundësoi vizitorëve ture në kalanë mesjetare në pasarelën që e lidhte Tepelenën me vendlindjen e Aliut, por edhe një seri aktivitetesh muzikore, ekspozitash dhe një panair që promovoi asetet e bashkisë më të re turistike të Jugut.
Genti Alikaj bashkë me një grup miqsh po përpiqen të ngrenë turet e para në rafting dhe në udhëtimet me mjete jashtë rruge dhe e shikojnë të ardhmen në Tepelenë.
Kuzhina traditcionale me receta të vjetra të qytetit dhe rrethinave ishin mes shijeve më interesante në panair.
Malësia e Kurveleshit solli në panairin e Tepelenës blegtorët, produktet e stanit dhe bimët e malit.
Kostumet popullore të disa krahinave thotë një tjetër pjesëmarrëse në panair janë tani me interes për turistët.
Kryetari i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi tha se “Java e Ali Pashës” këtë vit solli në Tepelenë të gjitha krahinat me elementët e tyre tipike që do të thotë se edhe interesi për të investuar në turizëm po rritet.
Tepelena që lehtësisht identifikohet me emrin e Ali Pashës dhe dhjetëra veprave të shkëlqyera inxhinierike që u ndërtuan nën dominimin e tij ofron këtë vit disa bujtina, kanionet e Nivicës, mundësinë për aktivitete të aventurës, kala, rrënoja antike dhe eksplorimin e një hapësire të gjerë me tradita blegtorale.
Top Channel