Ka reaguar Këshilltari i CDU-së, Martin Henze, pas deklaratës së djeshme të Presidentit të Republikës, Ilir Meta se është i gatshëm të rishikonte shtyrjen e zgjedhjeve lokale në Shqipëri për hir të zgjidhjes së krizës dhe ruajtjes së rendit demokratik.
Këshilltari i partisë së Kancelares Gjermane, Angela Merkel në rrjetin social “Twitter”, përgëzon presidentin e vendit duke e cilësuar atë si një burrë dhe një demokrat të vërtetë në gadishullin e Ballkanit Perëndimor.
“Një burrë dhe një demokrat i vërtetë në Ballkan, përgëzime!”- thuhet në komentin e këshilltarit të CDU-së, Martin Henze.
Presidenti i vendit deklaroi dje se është i gatshëm të rishikojë edhe mandatin e tij me qëllim që të zgjidhet kriza politike në vend, por njëherësh të ruhet stabiliteti dhe të garantohet rendi e siguria kushtetuese.
Top Channel