Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori fjalën në protestën e opozitës duke thënë se sheshi është mbushur “me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota”.

“Sonte shoh në sytë tuaj, dëgjoj në zërin tuaj, unë dhe gjithë Shqipëria, Europa dhe gjithë bota, shpresën e një kombi të ngritur në këmbë për të mos u ulur më kurrë. Është mbushur ky shesh me kurajo, me vendosmëri, me një mesazh të prerë dhe të vendosur: bëjeni ta dëgjojë gjithë bota.
E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Ky është mesazhi, kjo është aspirate që I ka mbledhur shqiptarët në këtë bashkim të pashembullt për herë të 6 në këtë shesh”, tha Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA