Top Talk/Spaho flet për marrëveshjen e 2017: Edi Rama theu rregullat e lojës

24/05/2019 15:51

I ftuar sot në Top Talk për të folur rreth krizës politike, Nën/Kryetari i PD-së Edmond Spaho foli për shkaqet e dështimi të marrëveshjes së 2017, ku sipas tij, Edi Rama theu rregullat e lojës.

“Ai theu rregullat e lojës, ndonëse ne në zgjedhjet e 2017, drejtuam disa prej ministrive të rëndësishme. Nuk ka asnjë ministër që t’i bëjë derman për aq kohë sa ka një piramidë që ushtron veprimtarinë e saj. Kjo strukturë në këtë rast, në një periudhë shumë të shkurtër prej 3 javësh, nuk mund të komandohej nga ministrat dhe të kishte rezultat, sa kohë që vullneti politik për të mos manipuluar zgjedhjet do të mungonte dhe realiteti e tregoi këtë. Ne i njohëm zgjedhjet, por faktet që u publikuan kohët e fundit, treguan që zgjedhjet janë të manipuluara në bashkëpunim me krimin e organizuar. Të gjithë njerëzit e akuzuar për krim elektoral, Rama i ka marrë në mbrojtje, si Dakon, Gjiknurin, Taulant Ballën”, u shpreh zoti Spaho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA