Shqiptarët në zgjedhjet europiane/ Kandidatja Eda Gemi kërkon votën e emigrantëve në Greqi
24/05/2019 15:44
Në zgjedhjet e radhës në Bashkimin Europianë ka edhe kandidatë shqiptarë. Ata janë në orët e fundit të fushatës duke kërkuar votën e emigranteve shqiptarë që jetojnë në vendet e unionit.
Një prej tyre është edhe kandidatja për eurodeputete Eda Gemi, emigrante në Greqi, e cila kandidon nën logon e PASOK.
Në lidhje live në edicionin e lajmeve në Top Channel, ajo u shpreh se kjo është një arritje historike, pasi për herë të parë pas 27 vitesh, integrimi i emigrantëve shqiptarë do të përfaqësohet politikisht edhe në BE.
Eda Gemi u bën thirrje të gjithë emigrantëve shqiptarë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, në mënyrë që të kenë edhe ata përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Europian.
Top Channel