Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore u mblodh sot me prezencën e deputetëve të mazhorancës dhe opozitës për të shqyrtuar dhe miratuar kalendarin e punës për periudhën Maj-Nëntor 2019.

Komisioni u dakordësua që brenda 31 Korrikut të ketë përfunduar dhe miratuar ndryshimet në kuadër të rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it.

Brenda 30 Shtatorit do të përmbyllet shqyrtimi i çështjes së votës së emigrantëve dhe teknologjitë e reja në procesin e votimit.

Sipas kalendarit, deri në 31 Tetor komisioni do të ketë një produkt për çështjen e financimit të partive politike.

Brenda 28 Nëntorit, komisioni do duhet të ketë përmbyllur edhe diskutimet mbi çështjen e sistemit zgjedhor.

Gjithashtu, deputetët u dakordësuan që brenda muajit Korrik të hapen konsultimet publike për çështjen e sistemit zgjedhor, nëpërmjet një tryeze gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e partive politike, partnerëve ndërkombëtar, shoqërisë civile dhe gjithë aktorëve të interesuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA