Gjykata e Lartë me 32 mijë dosje dhe pa gjyqtarë, nuk jep më vendime

23/05/2019 19:45

25 vitet më të fundit, Veli Picari i ka kaluar gjykatave. 79 vjeçari, i cili shpreson se drejtësia do t’i jepet në këtë jetë është bërë jurist nga halli. Beteja e tij lidhet me tokën.

“Kam ardhur të marr vesh a ka ardhur ndonjë gjyqtar apo jo. S’di ç’të bëj më. Më duket se do vritemi, s’di ç’të bëj. Nga Gjykata e Shkallës së Parë më çuan në apel , nga apeli në administrative, nga administrativja prapë në shkallë të parë. Nuk më ka dale data e gjyqit , kam që në 2014, paguaj taksat , tokën ma kanë pushtuar, nuk e di , kjo nuk është drejtësi ”, thotë Veli Picari.

Por stoku në Gjykatën e Lartë ka kapur rekordin e 31 mijë e 410 dosje, që presin ende. Lajmi i keq, për të moshuarin është se duhet të vazhdojë të presë tej çdo afati.

Duke nisur që nga kjo e enjte, Gjykata e Larte nuk është më funksionale sepse pas shkarkimit nga KPA, të gjyqtarit Edmond Ismalaj, kjo gjykatë nuk mund të formojë trupa, për të shpallur vendime.

Gjykata ka ngelur me vetëm dy gjyqtarë, kryetarin Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvoranin, që është kreu i KED. Të dy ata që së bashku nuk mund të formojnë as një trupë gjyqësore .

Në këto kushte përveç stokut që vazhdon të avancojë në dëm të interesave të qytetarëve , njëkohësisht pritet që të përfitojnë edhe njerëz të botës së krimit, të cilët kërkohen ose do të kërkohen, për t’u ekstraduar, si edhe masat e sigurimit personal , që tashmë nuk mund të rekursohen dhe që u jep shpresë shkelësve të ligjit t’i mbyllin llogaritë njëherë e mirë, në Gjykatat e Apelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA