Bllokimi i 32 ton kripë/ AKU: Dy subjekte tregtonin në nivel të ulët jodizimi

23/05/2019 19:50

Sipas një njoftimi publik, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka bllokuar 31.2 ton kripë.

“Ne si drejtori kemi bërë 13 inspektime në subjekte të ndryshme, ku në 5 prej tyre është marrë masa administrative, siç është gjoba. Dy subjekte nga këto tregtonin kripë më nivel të ulët jodizimi. Vlera e gjobës në total është 4.8 milion lekë të reja”, tha Sefer Sefa, drejtori i komanduar AKU, Tiranë.

Subjektet në fjalë janë EuroLabi dhe N&N. Kjo është kripa që subjekti EuroLab tregtonte në supermarket-et e vendit tonë, por sipas analizave laboratorike kjo kripë nuk ka nivelin e duhur të jodizimit për konsumim njerëzor. Ndërsa ndaj subjektit N&N inspektorët kanë vënë re se në dokumentacionin shoqëruar, kjo kripë nuk ka nivelin e duhur të jodizimit dhe nuk kishte të pasqyruar jetëgjatësinë, pra datën e skadencës.

Sipas ligjit në fuqi thuhet se: “ Niveli minimal i jodizimit për kripën që hidhet në treg për konsum njerëzor dhe shtazor dhe për përdorim në industrinë ushqimore, nuk lejohet të jetë më i ulët se 20 mg jod për kg kripë. “

Ndërsa në kampionet e bllokuar sipas rezultateve të analizave, kripa kishte vetëm 3.2 mg jod. Nga 31.2 ton kripë jo cilësore, 22 ton janë gjetur në Tiranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA