Minatorët kërkojnë më shumë/ Të pakënaqur me rritjen e pensioneve që bëri qeveria

22/05/2019 14:57

Prej gati dy muajsh një përfaqësi e sindikatës së minatorëve të kryesuar nga Fiqiri Xibri, protestojnë pothuajse çdo ditë para kryeministrisë ku kërkojnë miratimin e statusit të minatorit.

Edhe pas miratimit të një projekt ligji për statusin e tyre në qeveri dhe komision të ekonomisë ish-minatorët nuk janë të kënaqur. Ata thonë se rritja e pensionit me 1 % për çdo vit pune është e vogël dhe se kjo skemë sipas tyre favorizon ata që marrin pensione minatori pa të drejtë.

Të enjten ligji do të kalojë në seancë plenare dhe ish-minatorët thonë që do të protestojnë sërish, ata kërkojnë pagesë më dinjitoze.

Ndërkohë sipas projektligjit të ri qeveria thotë se do të përfitojnë rreth 25 mijë e 500 punonjës, minatorë, naftëtarë dhe metalurgë, të cilët në total do të marrin një mbështetje buxhetore prej 15 milionë dollarësh në vit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA