Kolegji i posaçëm i apelimit shkarkoi Edmond Ismalaj, i cili është i gjashti anëtar i gjykatës së lartë që merr kartonin e kuq nga vettingu.
I konfirmuar nga shkalla e parë prej muajsh, Islamaj u përpoq të bindte trupën gjyqësore se i justifikonte pasuritë, por ai humbi.
Me ikjen e Edmond Islamaj , gjykata e lartë nuk mund të krijojë më trupe gjyqësore dhe zyrtarisht që nga kjo e mërkurë hyn në krize, pasi do t’a ketë të vështirë të shpallë vendime. Në gjykatën e lartë tashmë janë vetëm dy anëtarë, gjyqtarët Ardian Dvorani, që është gjithashtu edhe kreu i këshillit të emërimeve në drejtësi dhe kryetari Xhezair Zaganjori edhe ai i ankimuar në KPA.
Anëtari tjetër, Medi Bici, i konfirmuar nga vettingu , u largua pasi u votua si anëtar i këshillit te larte gjyqësor . Aktualisht stoku i dosjeve qe presin te gjykohen ne gjykatën e lartë ka kapur rekordin e 31 mije çështjeve , çka do te thotë se pas rënies se gjykatës kushtetuese , edhe gjykata e lartë ka hyrë në ditë të vështira.
Të shkarkuar janë:
1. Admir Thanza
2. Artan Broci
3. Artan Zeneli
4. Tom Ndreca
5. Shkelzen Selimi
6. Edmond Islamaj
Top Channel