Të ushqeheni në mënyrë të shëndetshme do të thotë që të konsumoni një shumëllojshmëri ushqimesh, që iu japin lëndët ushqyese për të qëndruar shëndetshëm, të ndiheni mirë dhe të jeni energjik. Këto lëndë ushqyese përfshijnë proteina, karbohidrate, yndyrna, ujë, vitamina dhe minerale.

8 këshilla si të ushqeheni shëndetshëm:

1. Bazoni vaktet tuaja tek karbohidratet
2. Konsumoni shumë fruta dhe perime
3. Përdorni më tepër peshkun
4. Ndërprisni përdorimin e sheqernave dhe yndyrnave të tepërta
5. Hani më pak kripë, jo më tepër se 6g për të rriturit
6. Bëhuni aktivë dhe kryeni ushtrime fizike
7. Mos humbisni asnjëherë vaktin e mëngjesit
8. Konsumoni ujë në bazë të peshës trupore

Ushqimi i shëndetshëm ndërton tru te shëndetshëm. “Furnizimi” i organeve me energji dhe lëndë ushqyese ka një hierarki të caktuar, ku truri vjen i pari, pastaj gjithë të tjerët. Pra, në njëfarë mënyre, truri ynë është VIP ndër organet tona.

Top Channel