Marina mbretërore e Britanisë së Madhe zhvilloi një shpërthim të kontrolluar të një bombe të Luftës së Dytë Botërore, duke bërë aktivizimin e saj në det gjatë së dielës, vetëm një ditë pasi ajo ishte pikasur në mënyrë të rastësishme nga një anije peshkimi.
Ekspertë të shpërthimit të bombave hodhën në erë minën detare që peshonte gati 907 kg mëngjesin e së dielës, pranë Needles, pikës më perëndimore të ishullit Wight, një ishull disa km larg brigjeve të Dorsetit në jugperëndim të Anglisë.
Our bomb disposal experts safely destroyed a 2000lb German sea mine this morning near the Needles. Dredged up yesterday by a fishing vessel the divers placed it back on the seabed and started #Sunday with a #BOOM Our #heroes for keeping our waters safe. pic.twitter.com/yEtzpZhI8c
— HMNB Portsmouth (@HMNBPortsmouth) May 19, 2019
Një anije peshkimi, e cila kishte pikasur minën, e kishte raportuar atë tek autoritetet mëngjesin e së shtunës, pasi pajisja e rrezikshme ushtarake prej gati 2 metrash gjatësi kishte rënë në rrjetat e saj të peshkimit.
Piers Stanbury, nga Agjencia Detare dhe Rojes Bregdetare, tha më vonë në një deklaratë se, “nga ajo që mund t’iu tregojmë përmes pamjeve, apo nga informacionet e marra nga ekipi i detonimit të minave, me shumë gjasë kjo është një minë gjatë luftës me Gjermaninë”.
Top Channel