Pasioni për peshkimin dhe nevoja për të mbajtur familjet
20/05/2019 15:28
Nuk është vetëm pasioni për detin dhe peshkimin, por edhe të ardhurat për familjet e tyre, që i bën këta peshkatarë të dalin në det çdo ditë.
Me varka të vogla, herë me rrema dhe herë me motor të vogël deti, këta peshkatarë gjuajnë në gjirin e Vlorës, në largësi nga bregu deri në një milje detare.
Ky është një mëngjes i zakonshëm pune për këta peshkatarë, të cilët sapo u kthyen nga peshkimi. Ata dalin dy herë në det, një herë në mbrëmje kur hedhin rrjetat, e në orët e para të ditës kur shkojnë për t’i mbledhur ato.
Peshkatarët kërkojnë një mol, por edhe një magazinë peshku, pasi shpeshherë peshkun që zënë e shesin në rrugë.
Top Channel