“Ora e Tiranës”/ Shtëpia ‘Kadare’, gati për vizitorët
20/05/2019 16:41
Nga kjo e hënë, një hapësirë dedikuar Tiranës do të vijë çdo ditë në Top News dhe në kanalin e Youtube të Top Channel. Rrugëtimi i “Ora e Tiranës” nis nga shtëpia studio Kadare.
Banesa që ndodhet në një prej pallateve me më tepër histori në kryeqytet, ku shkrimtari ka jetuar për rreth 15 vite dhe ka shkruar disa nga kryeveprat e tij, do të hapet për vizitorët pas pak ditësh.
Arkitektja Elisabetta Terragni bën guidën e parë dhe bashkë me botuesen Alda Bardhyli, rrëfejnë detaje nga jeta personale dhe krijimtaria e Ismail Kadaresë.
Nga e hëna deri të premten Tirana ju vjen ne ekran me “Ora e Tiranës” në 17.00 në Top News dhe në 19:00 në kanalin e Youtube të Top Channel.
Top Channel