Punishtet e bulmetit fshehin përdorimin e vajit të palmës dhe të qumështit pluhur.

Prodhuesit vendas refuzojnë të respektojnë ligjin e etiketimit të ushqimit, duke mos publikuar përmbajtjen e vajit të palmës në nënproduktet e qumështit. Për këtë arsye, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka gjobitur me një vlerë prej 5 milionë lekësh të vjetra subjektin REND&BLEND&CO.

“Përkatësisht, 3 175 kg qumësht pluhur dhe për vajin e palmës nga periudha shkurt deri në prill të 2019, ka të blerë 31 250 litra. Kështu, për efektin e kontrollit të gjurmueshmërisë apo dhe respektimi i kartës teknologjike, shikohet se nuk justifikon përdorimin e 21 090 litra të vajit të palmës. Kjo moskorrespondencë ndërmjet faturave tatimore të vajit të palmës të blerë dhe atij të deklaruar nuk përbën vetëm shkelje të sigurisë ushqimore, por edhe atë tatimorë”, thotë Pamela Radovani e AKU.

Edhe pse biznesi në fjalë në nëntor të 2018 është gjobitur po nga ky autoritet me një vlerë prej 6 milionë lekësh të vjetra, gjoba nuk e ka ndaluar prodhuesin të vazhdojë me shkeljet. Vaji i palmës dhe qumështit pluhur ul cilësinë e bulmetit dhe rrit fitimin e prodhuesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA