Godzilla, përbindëshi i tmerrshëm i kinemasë japoneze, rikthehet në ekranet perëndimore, por këtë radhë si aleat i njerëzimit.

Yjet mbushën tapetin e kuq të premierës së filmit të ri “Godzilla 2, King of the Monsters”, në Los Angeles. Ka qenë një rrugë e gjatë ajo e zvarranikut-amfib prehistorik, të ushqyer në përmasat e tij gjigande nga radioaktiviteti.

Producenti Alex Garcia shprehet: “Godzilla se ç’ka diçka që e bën mjaft të veçantë, që e bën përherë të pranishëm, është diçka që lind nga zemërimi, nga indinjata. Është një anë e tij, sidomos për nga përmasat, që e bën këtë herë edhe më prekës portretizimin e një qenieje e tij që lufton për ne, njerëzit e vegjël. E gjithë kjo është kaq entuziasmuese”.

Ndërsa regjisori Michael Dougherty theksoi: “Unë them se njerëzit, si shoqëri, janë magjepsur gjithmonë nga përbindëshat. Që atëherë kur tregonim histori të mbledhur rreth zjarrit, ka pasur rrëfenja për demonë e dragonj, për gjigandë e përbindësha detarë. Ndaj, Godzilla është në një farë mënyre, një lloj mishërimi i të gjithë kësaj”.

“Legendary Studios” ka investuar shumë energji në krijimin e këtij filmi, duke u siguruar që rrugën e tyre drejt ekranit të madh ta gjejnë përmes tij edhe përbindësha të tjerë të famshëm japonezë. Pas “Avengers: Endgame” apo “Pokemon: Detektivi Pikachu”, “King of the Monsters” premton të sjellë emocion të ri në ekran tani me afrimin e stinës së nxehtë, si një film perfekt vere i përmasave epike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA