Holanda fitoi edicionin e 64 të festivalit të këngës në Eurovizion. Duncan Laurence që solli këngën “arcade” shihej si një nga favoritët për të fituar në Tel Aviv.
Në vend të dytë u rendit Italia e ndjekur nga Rusia në të tretin.
Në këtë finale Shqipëria u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngen “ktheju tokës” e cila u rendit në vendin e 18 me 90 pikë gjithsej.
Interpretimi i saj me thirrje për rikthimin në atdhe u vlerësua si një këngë që dhuroi përjetime të forta. Trofeu i fituesit të festivalit europian kthehet pas 44 vjetësh në Holandë nga një mbrëmje e cila kulmoi me interpretimin e divës së muzikës botërore Madona.
Nuk i shmangu as kësaj herë polemikat këngëtarja, për shkak të shfaqjes së flamurit palestinez dhe atij izraelit nga dy prej balerinëve shoqërues, gjë që siç thanë organizatorët nuk ishte miratuar dhe as ekspozuar gjatë provave.
Top Channel