U mbyll skena e Eurovizionit 2019. Si gjithmonë kritikat ndaj garës më të madhe të popit në botë Festivalit Europian të Këngës nuk mungojnë. Por shumica dëshiron thjesht dëfrim me një festival të ngritur tashmë në kult.

Figura farfuritëse që këndojnë, Eurovizioni – Eurovision Song Contest (ESC) u zhvillua për herë të tretë në Izrael. Garën e fitoi Holanda, ndërsa mijëra vetë në Tel Aviv e festuan këtë festë të këngës disa ditë me radhë. 180 milionë vetë e ndjekin atë në televizion. Në të njëjtën kohë, qeveria e Izraelit mban Rripin e Gazës të bllokuar dhe Jordanin Perëndimor të pushtuar, Lartësitë Golan të aneksuara. Po a ka të bëjë kjo me muzikën?

Organizatorët e eurovizionit thonë Jo, dhe i ikin debatit publik me këtë. Artistëve të muzikës iu ndalohet të shprehen për konfliktin në Lindjen e Afërt në skenë të hapur. As ikona e popit, Madona. Vetëm një grup muzikor nga Islanda nuk iu përmbajt kësaj duke poetizuar para shfaqjes së tyre për „shtetin e aparteidit Izrael” që diskriminon palestinezët. Ata edhe gjatë votimeve treguan flamurin palestinez, qV u shoqërua me fishkëllima të publikut.

Politikë mes tingujve

Edhe palestinezët e përdorin për qëllimet e tyre vëmendje botërore të festivalit të njohur. Breshëritë me raketa palestineze ndaj Izraelit nga Rripi i Gazës para dhjetë ditësh donin të transmentonin edhe mesazhin, se në një shtet „shtypës” – siç e quajnë kritikët Izraelin, – është në vendin e gabuar një garë muzikore dëfryese. Izraeli vetë e interpreton garën kulmore të muzikës europiane si provë se sa tolerante dhe e hapur ndaj botës është demokracia e vetme e Lindjes së afërt.

Eurovision Song Contest logjikisht – një ngjarje politike: kështu ka qenë gjithmonë. Në fillim si një simbol i bashkimit të Europës Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore, pas rrëzimit të Murit të Berlinit një instrument për lidhjen mes Lindjes dhe Perëndimit të Europës. Një festival gjithmonë para kohës, sepse eurovizioni ka pasur gjithmonë më shumë anëtare se Bashkësia Europiane, ai përfshiu edhe Jugosllavinë komuniste shumë kohë para fundit të Luftës së Ftohtë. Edhe Izraeli ka 40 vjet që paraqitet në këtë festival.

Anëtarë të “European Broadcasting Union” që e organizojnë festivalin janë edhe vendet afrikanoveriore dhe ato arabe, por veç Marokut nuk kanë marrë pjesë për shkak të refuzimit të një anëtari tjetër, Izraelit. Që në vitet 60-të në eurovizion ka pasur protesta, atëherë kundër diktaturës ushtarake në Spanjë. Konfliktet e Rusisë me Gjeorgjinë dhe Ukrainën, tensionet mes Armenisë dhe Azerbajdxhanit – të gjitha këto konflikte e kanë politizuar rregullisht eurovizionin naiv me fasadën e shumëngjyrshme e plot drita.

Pa efekt

Këtë vit thirrjet për bojkotim të eurovizionit 2019 për shkak të Izraelit nuk gjetën jehonë. Të 41 artistet dhe artistët u shfaqën në Tel Aviv për të prezantuar vendin e tyre. Në fakt erdhën më pak turistë dhe fansa se sa ishte parashikuar, por kjo nuk lidhet aq me politikën apo gjendjen e sigurisë, se sa me çmimet e majme, deri diku absurde për biletat, qëndrimin në hotele apo kostot e transportit.

Në Izrael nuk ka asgjë që nuk është edhe politike. Gjithçka dhe çdo gjë lidhet me konfliktin me Palestinën apo akuzat për antisemitizmin. Në një pikë groteskte kulmoi një debat i fushatës bojkotuese propalestineze, „BDS” (Bojkot, Mosinvestim, Sanksione). Organizatorët pretendojnë, se qeveria izraelite e mbështjell politikën e saj „antiligjore” me ngjyrat e ylberit për homoseksualët dhe transseksualët apo interseksualët, që kanë dobësi për eurovizionin. Komuniteti LGBTQI, që po ashtu e përdor festivalin për vete, lejon të përdoret nga qeveria e Netanjahut me „pink washing”, lyerjen me ngjyrë rozë të politikës së ngulimeve.

Vërtet homoseksualët mund të jetojnë në Izrael pa ndonjë problem. Në të vërtetë në Tel Aviv festojnë edhe homoseksualë palestinezë. Në shoqëronë tolerante izraelite mund të martohen çiftet e së njëjtës gjini dhe të adoptojnë fëmijë. Në Rripin e Gazës dhe Jordanin Perëndimor homoseksualiteti në shoqëritë represive është një mëkat i rëndë. Aktivistët e bojkotimit vetë argumentojnë në mënyrë homofobe, kur ata e hedhin në një kazan politikën e Izraelit ndaj palestinezëve me të drejtat për barazinë e komunitetit e LGBTQI.

Të mos këndosh nuk është zgjidhje

Transformimet antisemitiste të aktivistëve propalestinezë, BDS duhen refuzuar me përbuzje. Në një logo të protestës së tyre ato tregojnë në formatin e shkrimit të eurovizionit një zemër të thyer që bie në dy runa të SS-ve nazistë. Me këtë ata duan të vendosin paralele mes terrorit nazist dhe garës muzikore në shtetin hebre. Në këtë kontekst Bundestagu gjerman ka bërë gjënë e duhur që ishte parlamenti i parë në Europë që i pa me sy kritik aktivistët e fushatës bojkotuese dhe do t’ua heqë mbështetjen.

Natyrisht mund ta kritikosh politikën e qeverisë izraelite. Por ajo nuk duhet të rrëshqasë në propagandë kundër hebrenjve. Nëse do të përdorësh matësin e kritikëve të eurovizionit 2019, atëherë as në vitin 2012 nuk duhej të zhvillohej eurovizioni në Azerbajdxhan, as në vitin 2009 në Rusi. Nëse nuk mund të këndosh në Tel Aviv, atëherë nuk duhet luajtur futboll as në Katar në Kampionatin Botëror dhe as në Kinë Lojërat Olimpike në vitin 2022. Edhe për këto vende ka të paktën po aq kritika sa ndaj Izraelit.

Bojkotim dhe përjashtim? Jo. Diskutim dhe kritikë? Po. Kjo mund të jetë fryma politike e një eurovizioni. Por nuk duhet pritur shumë. Sepse në radhë të parë eurovizioni është një party me përmasa të mëdha./DW

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA