Brazili në kaos nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet, numri i viktimave shkon në 46, 21 persona ende të zhdukur 25/02 22:55
Mediat egjiptiane po raportojnë se një autobus turistësh është goditur nga një bombë në zonën e piramidës së Gizës, në Egjipt.
Sipas agjencisë Rojters, deri tani mendohet se ka 16 të lënduar, katër prej të cilëve janë turistë të huaj.
Ky është incidenti i dytë që përfshin turistë në Egjipt në gjashtë muajt e fundit.
Në dhjetor të vitit 2018, tre turistë vietnamezë dhe një udhërrëfyes u vranë prej një bombe që iu vendos autobusit me turistë pranë piramidave të Gizës.
Top Channel