Manchester City “gllabëron” të gjithë trofetë sezonalë në Angli. Pas fitores së titullit në Premier League, Kupës së Ligës dhe “Community Shield”, skuadra e Pep Guardiolës ngriti edhe trofeun e fundit të këtij viti, Kupën e Anglisë, duke bërë historinë në futbollin anglez, pasi është skuadra e parë që arrin të fitojë të katër trofetë kombëtarë brenda një viti.

Në “Wembley” të Londrës, Manchester City shkatërroi në finale Watfordin me rezultatin tenistik 6-0, duke regjistruar kështu suksesin e 6 të tij në këtë kompeticion.

Manchester City pati një moment frike, kur Hornets për pak sa nuk i dha avantazhin skuadrës së Watfordit. Por, pas kësaj, gjithçka foli për kampionët e Anglisë, që nuk patën asnjë mëshirë për kundërshtarët e tyre.

Festivali i golave për Manchester Cityn u hap në minutën e 26 me David Silvën. Nuk kaloi shumë dhe Sterling dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë u erdhi radha De Bruyne dhe Gabriel Jesus të shënojnë sërish në portën e Watfordit, ndërkohë që Sterling shënoi edhe dy herë të tjera, për të fiksuar rezultatin 6-0 të Manchester Cityt në këtë finale.

Top Channel