Dita e 13-të e protestës! Goditet me gurë godina e Kryeministrisë dhe e Kryesisë së Kuvendit, sulmohet banka në bulevard. Policia ndërhyn me gaz dhe ujë, nuk mungojnë shoqërimet Me synimin për t’i mbajtur të rinjtë lidhur me traditat dhe trashëgiminë kulturore, në Berat dita Ndërkombëtare e Muzeve i është kushtuar atizanatit dhe të rinjve.
Aktivitetet kanë pasur në fokus nxënësit e shkollave të mesme, të cilët janë njohur me traditat dhe vlerat e zonës. Duke ju bashkangjitur sloganit të këtij viti “muzetë si qendër kulturore e ardhmja e traditës” projekti ka qenë i lidhur me dy tematika: “Peizazhi dhe vlerat kulturore dhe natyrore që ai mbart” dhe .”Të njihemi me mjeshtërinë e punimit të leshit.”
Elena Uznova, specialist e Trashëgimisë Kulturore në Muzeun Etnografik u shpreh se aktivitetet e këtij viti u organizuan sipas sloganit të përcaktuar nga, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve.
“Pra ky është dhe synimi i këtij aktiviteti, muzeu si Qendër Kulturore t`i mundësojë nxënësve kulturat dhe t`i transmetojë kulturat e të parëve tanë”, tha Elena Uznova.
Synimi i këtij aktiviteti është që muzeu si qendër kulturore të transmetoje njohuri rreth etnografisë tek brezi i ri, por edhe për një audiencë të gjerë. Komuniteti ose nxënësit duhet të dinë se cilat vlera gjenden në peizazhet e tyre kulturore dhe si përdoreshin këto vlera nga të parët tanë.
Top Channel