Me synimin për t’i mbajtur të rinjtë lidhur me traditat dhe trashëgiminë kulturore, në Berat dita Ndërkombëtare e Muzeve i është kushtuar atizanatit dhe të rinjve.
Aktivitetet kanë pasur në fokus nxënësit e shkollave të mesme, të cilët janë njohur me traditat dhe vlerat e zonës. Duke ju bashkangjitur sloganit të këtij viti “muzetë si qendër kulturore e ardhmja e traditës” projekti ka qenë i lidhur me dy tematika: “Peizazhi dhe vlerat kulturore dhe natyrore që ai mbart” dhe .”Të njihemi me mjeshtërinë e punimit të leshit.”
Elena Uznova, specialist e Trashëgimisë Kulturore në Muzeun Etnografik u shpreh se aktivitetet e këtij viti u organizuan sipas sloganit të përcaktuar nga, Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve.
“Pra ky është dhe synimi i këtij aktiviteti, muzeu si Qendër Kulturore t`i mundësojë nxënësve kulturat dhe t`i transmetojë kulturat e të parëve tanë”, tha Elena Uznova.
Synimi i këtij aktiviteti është që muzeu si qendër kulturore të transmetoje njohuri rreth etnografisë tek brezi i ri, por edhe për një audiencë të gjerë. Komuniteti ose nxënësit duhet të dinë se cilat vlera gjenden në peizazhet e tyre kulturore dhe si përdoreshin këto vlera nga të parët tanë.
Top Channel