Bayern Munchen ka pasur fatin ta festojë trofeun e 7 radhazi kampion të Gjermanisë, teksa e dominon Bundesligën prej vitit 2013, dhe titullin e 29 në histori, me një godeadë gati tenistike ndaj Eintrachtit të Frankfurtit, ekipit surprizë të këtij edicioni në Gjermani që arriti deri në gjysmëfinalet e Europa League, ku u mposht nga Chelsea me 11-metërsha.

Në “Allianz Arena”, aty ku tifozët vendas prisnin me shumë padurim vërshëllimën e fundit, sesa 90 minutat e zakonshme të një ndeshjeje që në kalendar rezulton e fundit për këtë sezon futbollistik, për të hapur shampanjën dhe për të shpallur zyrtarisht kampion të Gjermanisë gjigantët bavarezë.

Sa i përket ndeshjes, për Bayern Munchen shënuan Coman në minutën e 4-t, avantazh që u ruajt deri pas rikthimit të fushën e blertë pas pushimit midis pjesëve, kur për Eintrachtin e Frankfurtit barazoi përkohësisht Haller në minutën e 50.

Më pas, ekipi i drejtuar nga Niko Kovaç, ndoshta në sezonin e tij të parë dhe të fundit me Bayernin, sikurse edhe dyshja e rekordeve të shumta Robben e Ribery që do të largohen pas gati 10 vitesh në Mynih, shënoi edhe 4 gola të tjerë me Alabën dhe Sanchesin fillimisht, për t’iu lënë vendin për ovacione të merituara për “Robbery”-në, që së bashku shënuan dy golat e tjerë në minutat 72 dhe 78.

Nga ana tjetër, rivali i drejtpërdrejt për titullin në Bundesligën gjermane, Borussia Dortmund fitoi 2-0 në fushën e vështirë të Munchengladbachut, por kjo fitore rezultoi e pavlefshme. Diferenca mbeti e pandryshuar, në dy pikë me kryesuesit dhe kampionët e Gjermanisë, Bayern Munchen.

FOTO GALERI
14/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA