Një resort skish në Austri është rihapur këtë fundjavë, për të parën herë në muajin maj, pas reshjeve të paprecedenta të borës.
“Hochkar”, që ndodhet në Alpet austriake rreth 150 km larg nga Vjena, kishte mes 70-130 cm borë fundjavën e kaluar.
“Ne jemi në mesin e përgatitjeve për sezonin veror”, tha drejtori i resortit, Rainer Rohregger. “Por, ditët e fundit kanë sjellë temperatura të ulëta dhe reshje bore, që na bënë të mendonim për rihapjen e pistave”, shtoi më tej ai.
Stacioni i skive, në lartësinë mes 1.300 dhe 1.800 metrave mbi nivelin e detit, u mbyll më 7 prill dhe regjistroi që atëherë edhe temperatura të larta deri në 25 gradë Celsius.
Kjo është hera e parë që resorti rihapet në maj, e për ta shënuar këtë, ai ka lajmëruar se ngjitja në teleferikë dhe përdorimi i pistave të skijimit do të jetë falas gjatë të gjithë fundjavës.
Top Channel