Jarmarka, ansambli rus i muzikës dhe valles popullore ka sjellë një koncert me muzikë tradicionale në teatrin e Korçës.

“Katjusha”, “Mbrëmjet e Moskës” dhe disa nga këngët më të njohura ruse erdhën në Korçë nën interpretimin e ansamblit rus, i cili për të përshëndetur artdashësit performoi edhe disa nga këngët më të njohura shqiptare.

“E zgjodhëm Korçën sepse morëm vesh që banorët e këtij qyteti e duan shumë kulturën dhe muzikën ruse. Ne sot u bindëm që këtu kishim të bënim me një publik mjaft të ngrohtë dhe zemërmirë dhe ne jemi shumë të lumtur që ishim këtu. Detyra jonë ishte të sillnim një folklor rus, përgatitem edhe disa këngë popullore shqiptare kjo ishte dhurata jonë për ju. Ne u ndjemë shumë mirë këtu, ne na u duk se njerëzit dëgjojnë dhe kuptojnë gjithçka sikur ishim në Rusi dhe nuk u desh fare përkthim. Ne kemi qenë në gjithë vendet e Europës dhe në Amerikë, por atmosferë të tillë nuk kemi gjetur”, tha Viktor Kuzminov drejtor artistik.

“Është një lumturi që ne u paraqitëm këtu. Publiku na priti me urrraaa, në të tilla momente, artisti kupton se atë që bën nuk e bën kot. Ne jemi për herë të parë këtu, por besoj që nuk do jetë e fundit. Unë shpirtërisht jam i kënaqur, dua t’i jap shpirtin tim publikut shqiptar. Nuk e prisja një reagim teë tillë nga publiku shqiptar.”, tha Sergei Konovallov, artist.

6 artistët rusë sollën emocione të veçanta në skenë falë interpretimit të tyre ndërsa salla e teatrit u mbush plot nga dashamirës të folklorit rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA