Rishikimi i historisë në figurën e Esat Pashë Toptanit, së fundmi, ka qenë tepër në vëmendje. Esat Pasha deri vonë ka qenë lënë në harresë. Sot për figurën e tij ka botime, studime, e simpoziume shkencore. Shoqata Tirana “Intelectum”, mblodhi studiues dhe gazetarë në një simpozium shkencor, duke e paraqitur me dritë hijet e veta.
Para më shumë se dy vitesh, Ilir Ikonomi, theu i pari heshtjen e gjatë, duke i paraqitur publikut një biografi të plotë të Esat Pashës. Gazetari i Zërit të Amerikës dhe autori i disa librave ishte folësi kryesor në simpozium.
Ka lindur një pikëpyetje pse ju jeni marrë pikërisht me këtë figurë?
Arsyeja kryesore është sepse Esat Pasha nuk është një figurë lokale. Figura lokale në Shqipëri ka plot. Për ato shkruhen dhjetëra libra. Por ky është një figurë e përmasave shumë më të mëdha se ato. Dhe së dyti është një figurë që ka luajtur rol në periudhën e formimit të shtetit shqiptar. Mua më pëlqejnë këto figura, sepse janë jo thjesht interesante, por janë dhe të rëndësishme për nga karakteri që kanë.
Cilat janë këto gjëra të reja që më herët kanë qenë të panjohura për figurën e tij?
Për shembull unë po përmend rrethimin e Shkodrës ku Esat Pasha ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm. Ka patur vazhdimisht një debat të madhe nëse Esat Pasha e tradhtoi Shkodrën apo e mbrojti atë? Esat Pasha I ka bërë një mbrojtje mjaft të guximshme dhe mjaft dinjitoze Shkodrës. Nuk është e vërtetë që ai e tradhtoi Shkodrën. Dhe historia nuk është një gjë statike e dhënën njëherë dhe përgjithmonë. Gjithmonë ka gjëra të reja që zbulohen, të cilat duhen interpretuar.
Top Channel