
Përkujtohet patrioti Avdi Rexha! Bust dhe libër për pajtuesin e gjaqeve në Tropojë
14/03 20:15
Një 35-vjeçar me profesion elektriçist ka ndërruar jetë pasi ka rënë kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se rreth orës 12:50, në Rrashbull të Durrësit, 35-vjeçari Klinton Xhani duke riparuar një defekt elektrik në një shtyllë , ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes është një gabim njerëzor. Teksa elektriçisti po riparonte defektin, por pa komunikuar me të dhe duke menduar se defekti është riparuar është takuar energjia elektrike, kontakti me të cilën i ka shkaktuar vdekjen 35-vjeçarit.
Top Channel