
24/02 23:02
I M Pei, arkitekti i shumë ndërtesave duke përfshirë piramidën e qelqit jashtë Luvrit në Paris, ka vdekur në moshën 102 vjeçare.
Familjarë, miq e të njohur do e kujtojnë atë gjithmonë te shumë struktura ikonike në mbarë botën që mbajnë firmën e tij.
Projektimet e Pei-it janë të njohura për gjeometrinë e saktë, sipërfaqet e rrafshta dhe drita natyrore.
Ai vazhdoi të punonte mirë në pleqëri, duke krijuar një nga kryeveprat e tij më të famshme – Muzeun e Artit Islamik në Doha, Katar – në të 80-tat e tij.
Top Channel