I ftuar në Top Talk ka qenë i ftuar ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjanin i cili ishte njëri nga dy referentët, së bashku me gazetarin Basir Çollaku, që Gazeta Gjermane “Bild” iu referua në artikullin e saj për situatën në Shqipëri.

Ai tregon se ishte kontaktuar nga gazetarët e Bildt, pasi kishin dëgjuar se ishte shkarkuar nga detyra si ministër për shkak të kërkesave të tij të rrepta në luftën kundër kanabisit. Në studion e “Top Talk”, Manjani thekson se artikulli i Bildt është shumëfishuar nga ato çfarë ai ka thënë.

“Ajo çfarë kam thënë është se kam kërkuar masa të rrepta kundër kanabisit. Ky deklarimi i imi jo vetëm që më kushtoi postin politik, por edhe karrierën politike”, tha Manjani, duke shtuar se “Duke qenë se jam një person që thotë atë që mendon. Gjithmonë çdo gjë që ka dalë nga goja ime është e imja. Unë nuk marr urdhra nga askush. Nëse do të isha i dikujt, do isha diku”.

I ngacmuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, nëse shkarkimi i tij si ministër Drejtësie, ishte një “kokë turku” i marrëveshjes Rama-Meta?

“Këtë le ta sqarojë Ilir Meta dhe Edi Rama. Unë nuk di ta them këtë gjë. Unë di të them se deklaratat e mia të forta e të sinqerta më kanë kushtuar këtë që sapo ju thashë. I deklarova këto gjera me shumë sinqeritet, sepse mendoj që një zyrtar publik, i ka borxh sinqeritetin publikut”, tha Manjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA