Në Elbasan aksi më problematik për sa i përket aksidenteve rrugore është rruga kombëtare Elbasan -Librazhd pranë fshatit Labinot.

Zona këtu është tërësisht e banuar, dy shkolla janë fare pranë rrugës e megjithatë parametrat e sigurisë nuk janë në nivelin e duhur. Çdo vit ndodhin aksidente me pasojë jetën, kryesisht kalimtare. Problemi më i madh qëndron në mungesën e ndriçimit gjatë natës dhe sinjalistikës së dobët.

Rruga Shkodër-KryeBushat si dhe autostrada Shkodër Hani i Hotit janë njolla të zeza sa i përket aksidenteve. Muajt e fundit në të dy këto akse kanë humbur jetën 5 persona mes të cilëve një grua shtatzënë e disa të tjerë janë plagosur. Shkaku: shpejtësia tej normave të lejuara.

Qarku i Lezhës mbetet një ndër më të rrezikshmit në të gjithë vendin sa i takon numrit të aksidenteve.
Aksidentet në kryqëzime si ai i Rrilës, Shënkollit, Blinishtit, Spitnit, Patokut, Dajcit, Shëngjinit ndodhin si pasojë e mungesës së sinjalistikës, por edhe sepse nuk ka mbikalime e nën kalime.

Në Fier vetëm në 8 km në aksin nacional Fier- Levan janë dy pika problematike, që njihen si “kthesa e liqenit” dhe” çesma e Levanit”. Rruga është me shumë kthesa, e pajisur me sinjalistikë, por mungon ndriçimi.

Në rrugën trans-ballkanike në Vlorë aksidentohen shpesh kalimtarë që kalojnë rrugën apo ata që lëvizin me biçikletë. Në janar, një punonjës i bashkisë mori përpara me automjetin e tij me shpejtësi 11 automjete të parkuara. Fatmirësisht aksidenti nuk pati pasoja tragjike sepse ndodhi në orët e para të mëngjesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA