Për të dytën herë në pak ditë zija pllakosi përsëri ushtrinë shqiptare. Me nderimet të larta i është dhënë lamtumira e fundit ‘Dëshmorit të Atdheut’, major Klodian Tanushi i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Gjatë homazheve, krerët më të lartë të shtetit u përkulën me nderim përpara arkmortit të ushatarakut Tanushi.

Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo tha kryeminisri Edi Rama, për t’i dhënë lamtumirë një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djali i dy prindërve që trashëgoi profesionin e babait dhe bashkëshort që ndahet krejt parakohe.

“Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij, për të mos lejuar që jetë të tjera të humbasin. Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë, për të shpëtuar jetët që do të vijnë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur. Ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të FA, si pjesë e NATO-s”, tha Rama.

Sakrifica e Klodian Tanushit dhe Zarife Hasanajt theksoi kryeministri Ram, na ndihmon edhe në momentet më të vështira ta dimë se ku ndodhet se sa vlen ana e duhur ana e historisë.

“Duke njohur familjet, e dy dëshmorëve, nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për t’i shërbyer atdheut në këtë vijë shumë të hollë mes jetës dhe vdekjes, është edhe trashëgimi brezash, kultivim i blerave familjare dhe prove e asaj që themi ne shqiptarë: gjaku nuk bëhet ujë. Jeta e Klodiani, Zarifja dhe shumë të tjerëve që shërbejnë në misionet paqeruajtëse flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë”, u shpreh Rama.

Edhe pse sot, nderimi ynë përKlodin tha ministria Olta Xhaxhka është pa kufi, e dimë që nuk mund t’ia kthejmë atij të ardhmen, që u vra bashkë me të.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel