Vodhën dhe shitën 40 ton kafe te magazina ku punonin, arrestohen dy persona, procedohet shpërndarësi Për të dytën herë në pak ditë zija pllakosi përsëri ushtrinë shqiptare. Me nderimet të larta i është dhënë lamtumira e fundit ‘Dëshmorit të Atdheut’, major Klodian Tanushi i cili nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Gjatë homazheve, krerët më të lartë të shtetit u përkulën me nderim përpara arkmortit të ushatarakut Tanushi.
Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo tha kryeminisri Edi Rama, për t’i dhënë lamtumirë një ushtaraku, prind i tre fëmijëve, djali i dy prindërve që trashëgoi profesionin e babait dhe bashkëshort që ndahet krejt parakohe.
“Klodiani ishte në një mision paqeruajtës dhe jetëshpëtues dhe la jetën e tij, për të mos lejuar që jetë të tjera të humbasin. Në një libër të shenjtë, një vetëflijim i tillë, për të shpëtuar jetët që do të vijnë quhet vetëflijim për miqtë e panjohur. Ky është edhe thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse dhe jetëshpëtuese të FA, si pjesë e NATO-s”, tha Rama.
Sakrifica e Klodian Tanushit dhe Zarife Hasanajt theksoi kryeministri Ram, na ndihmon edhe në momentet më të vështira ta dimë se ku ndodhet se sa vlen ana e duhur ana e historisë.
“Duke njohur familjet, e dy dëshmorëve, nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për t’i shërbyer atdheut në këtë vijë shumë të hollë mes jetës dhe vdekjes, është edhe trashëgimi brezash, kultivim i blerave familjare dhe prove e asaj që themi ne shqiptarë: gjaku nuk bëhet ujë. Jeta e Klodiani, Zarifja dhe shumë të tjerëve që shërbejnë në misionet paqeruajtëse flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë”, u shpreh Rama.
Edhe pse sot, nderimi ynë përKlodin tha ministria Olta Xhaxhka është pa kufi, e dimë që nuk mund t’ia kthejmë atij të ardhmen, që u vra bashkë me të.
Top Channel