Korça është një destinacion i madh turistik për të gjitha kategoritë e njerëzve, veçanërisht për të apasionuarit e artit. Ka ende shumë vende për të vizituar dhe nëse po flasim për muzeumet përsëri Korça ka shumë për të ofruar.

Nëse ju pëlqen arti për më tepër ai lloj arti që tregon historinë, në Korçë do të gjeni shumë muze të tillë.

Muzeu i artit Mesjetar në Korçë është një vend mes modernes dhe të vjetrës, i cili brenda ambientit të tij bashkëkohor mban ende gjallë frymën bizantine. Brenda muzeut gjenden më shumë se 8100 vepra arti dhe objekte kulturore, kryesisht ikona si edhe punime druri, guri, metali dhe tekstili të cilat dëshmojnë një histori të gjatë të ikonografisë shqiptare.

“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Ndaluam në Tiranë dhe në Korçë një qytet impresionues. Vijmë nga Gjermania. Nuk kemi parë shumë deri tani por ky muze të bën përshtypje. Më impresionoi arkitektura dhe arti që është këtu”, tha një turiste.

“Vij nga Franca, është hera e parë që vizitojmë vendin dhe Korçën. Ende nuk e kam parë të gjithë muzeun, por e vlerësoj që këtu gjenden gjithë këto ikona mënyra sesi ato janë vendosur dhe ajo çfarë përfaqësojnë, është një arkitekturë origjinale që i shërben cilësisë së pikturave”, tha një tjetër.

Vizitorët vendas dhe të huaj që zgjedhin Korçën kanë mundësi të vizitojnë Muzeun e Artit Mesjetar, Muzeun Kombëtar të Arsimit, Muzeun Gjon Mili , Muzeun Bratko dhe Muzeun Arkeologjik.

Top Channel