Aktori Herion Mustafaraj i ofrohet publikut me një histori emigracioni, por dhe dashurinë për tu kthyer një ditë në tokën e të parëve, gjë që tashmë e bën personazhin e tij, xha Fatin, një specie në zhdukje dhe humori mbi këtë të vërtetë është gjuha komike e përcjellë mes dhjetëra karakteresh të interpretuar nga ai.

“Prapaskena e Fatit” – është një Komedi Muzikore e stilit “One Man Show”, e sjellë në skenat shqiptare ku dhe aktori është vetë autor i kësaj vepre.

Ditën e diel ai do të ngjitet në amfiteatar, amfiteatër të shndërruar në një prapaskenë të Broadway-t.

Në një rrugëtim mëse 1 vjeçar të kësaj komedie, që nga premiera në New York City, në Producers Club Theaters, ky i bashkangjitet një prej eventeve më të rëndësishme kulturore në Tiranë, siç është 60 vjetori i krijimit të Amfiteatrit të Liqenit .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA