Galeria e Artit në Sarandë ka sjellë për herë të parë së bashku, në çelje të sezonit turistik një ekspozitë të autorëve të njohur Jorgji Gjikopulli, Arben Bajo dhe Edmond Gjikopulli.

Ekspozita përmban 45 vepra në pikturë dhe skulpturë. Jorgji Gjikopulli në 80 vjetorin e lindjes vjen me një seri veprash që sjellin kontributin madhor brenda rrymës së ekspresionizmit shqiptar.

Autori i dritës dhe ngjyrës solli në Sarandë piktura që lidhen me vendlindjen Himarën, me bregdetin, me njerëzit dhe me të shkuarën .

Skulptori Arben Bajo ju bashkua ekspozitës me një cikël skulpturash me subjekt mitologjik dhe me fabula.

Ndërsa Edmond me një profil krejt të ndryshëm artistik sjell imazhe besnike të realitetit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur përgjatë majit.

Top Channel