E megjithë etiketimet në media kur sheh statistikat zyrtare të Byrosë Qëndrore të Statistikave në Holandë, numri i shqiptarëve të ndaluar nga policia është shumë më i ulët në krahasim me kombësitë e tjera.

Madje shqiptarët nuk hyjnë as në 10-shen e kombësive me numrin më të lartë të arrestimeve. Tabela e mësipërme tregon pikërisht të ndaluarit nga policia holandeze përgjatë 5 viteve të fundit, sipas kombësive që u përkasin.

Dhe nëse vini re, gjermanët që konsiderohen si një vend me institucione të forta, kanë një numër më të madh krimesh në Holandë.

“Statistikat holandeze tregojnë që krimi nga shqiptarët është vetëm 0.2%. Edhe më pak se 0.2%. Pra, nuk është asgjë me rëndësi. Dhe nuk janë as vetëm krimet e rënda, por të gjitha, edhe të voglat. Nga këto 0.2%, krimet e rënda duhet të jenë edhe më pak. Sigurisht që është problem, por problem shumë i vogël. Po të shohësh kombësitë e para në listë, shqiptarët nuk dalin fare aty. Si mund të thuash që po destabilizojnë vendin, pa u bazuar në asgjë”, tha ish-ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Robert Bosch.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA