Foto ilustruese

Dy raste grabitjeje janë regjistruar gjatë orëve të natës mes të martës dhe të mërkurës në kryeqytet, me një makinë të vjedhur në Domje, si dhe një dyqan të sulmuar në rrugën e Durrësit.

Nga raportimet paraprake mësohet se 4 persona të maskuar dhe me leva në duar kanë vjedhur një automjet tip BMW me targa AA 880 HS në Domje, mjet i cili i përket shoqërisë “Juwiler”.

Pas grabitjes së mjetit, ata janë drejtuar për nga Rinasi dhe mendohet se kanë ikur në Fushë Krujë. Ndërkohë, në një nga rrugët më të populluara të Tiranës është sulmuar një dyqan në pronësi të O. Ymerit, ku janë vjedhur 15 palë këpucë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA