Menjëherë pas protestës së dhunshme dje, Tirana i është rikthyer normalitetit. Rrugët janë pastruar gjatë natës ndërkohë punonjësit e ndërmarrjeve të Bashkisë së Tiranës po zëvendësojnë pllakat e hequra nga trotuarët.

Përmes një postimi në twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj se pas valës së vandalizmit, Tirana është edhe më i fortë dhe progresiv.

Teksa thekson se qyteti nuk i përkulet urrejtjes dhe dhunës, Veliaj nënvizon se Tirana respekton të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu.

“Tirana i kthehet normalitetit pas vandalizmave te opozites. Qyteti yne eshte shtepia e 140 kombesive te ndryshme dhe respektojme kedo qe sherben dhe jeton ketu, qofshin ata ambasadore apo azil kerkues. Tirana nuk i perkulet as urrejtjes, as dhunes!”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA