Në mars të vitit 1991 Iraku Jugor u bombardua nga forcat e Saddam Hussein, i cili kërkonte të forconte autoritetin e tij. Kjo periudhë la pas shumë të vrarë dhe të plagosur, ku një ndër të mbijetuarit është Amar Kanim.

Historia e tij u publikua kudo nëpër mediat botërore. Në ditën e bombardimit të qytetit të tij ai po luante së bashku me fëmijë të tjerë, ku nga një sulm i papritur më bombë  ai u dëmtua rëndë në fytyrë. Ai mban se është larguar për t’u hedhur në lumin më të afërt që kishin që t’i shpëtonte djegies së trupit. Më pas ai u gjet pa ndjenja nga forcat britanike në breg të lumit dhe u transportua në një kamp refugjatësh në Iran.

Ai e kujton veten në një repart spitali, i djegur dhe ku çdo lëvizje e tij ishte shumë e dhimbshme. Politikania britanike Emma Nicholson, bëri të pamundurën që ai t’i nënshtrohej disa operacioneve në fytyrë. Amar kreu 27 operacione plastike dhe falë ndërhyrjeve ai nisi të fliste. Ai sot është 30 vjeç dhe bën një jetë normale.

Por jeta e Amar u tronditur kur historia e tij u shpërnda kudo dhe u bë virale. Një grua doli ne media dhe pretendoi se ishte e ëma, për të cilën Amar besonte se ishte vrarë në Basra tri dekada më parë. Gruaja e quajtur Zahra me foton e të birit në dorë,  e shkrepur në vitin 1991 bërtiste para kameras: “Ai është djali im”, “Ai është Amari im”. Amar nga ana tjetër nuk ishte i sigurt: “Ajo duket si nëna ime, por ngjan shumë më e vjetër se sa e mbaj mend. Është shumë e vështirë ta thuash nga fotografia… ” Ai kërkoi ndihmë për të shkuar sërish në Irak dhe për t’u takuar me gruan që thoshte se ishte nëna e tij. Për ta vërtetuar ata bënë testin e AND-së ku zbuluan se vërtet nënë e bir. E gjithë bota po flet për historinë e Amar dhe nënës së tij Zahra që u rigjetën pas 30 vitesh, nga Britani në Irak.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA