Wake Up/ Adrian Paci vendos “Ekranin e Artit”, në oborret e shtëpive shkodrane

13/05/2019 12:24

Art House sjell për të tretin vit radhazi festivalin “Ekrani i Artit”, i cili do të mbahet në qytetin e Shkodrës, nga data 16 -19 maj.

Në “Ekranin e Artit”, do të bashkëjetojnë filmi dokumentar mbi artin me atë eksperimental dhe videoartin. Por ky festival filmi i lindur në Firence, duket se e ka kthyer në një shtëpi të dytë kryeqendrën e veriut, pasi do të jetë pikërisht Teatri Migjeni i cili do të mirëpresë ceremoninë e hapjes shoqëruar me përzgjedhjen e parë filmike.

Më pas projeksionet do të vazhdojnë në hapësirat e Art House, në oborret e shtëpive shkodrane (oborri i shtëpisë së Pashko Vasës, i shtëpisë së Llazanve dhe asaj të Kolë Idromenos), duke gërshetuar hapësirat private me ato publike e njëherazi dhe atmosferën tradicionale me atë bashkëkohore.

 

Top Channel