Arbri, djali me orientimin seksual ndryshe, pas vitesh lufte të brendshme dhe përpjekjeje për t’u pranuar, ka dalë publikisht në programin “Exclusive” në Top Channel, duke rrëfyer për gazetaren Olsa Muhameti dramën e jetës së tij.
Momenti i parë kur nisi të kuptonte vërtetë orientimin e tij ka qenë kur po shihte një revistë pornografike në shtëpi dhe kuptoi që e tërhiqte më shumë seksi mashkull se ai femër. Frika ka qenë kontante pjesë e jetës së tij. Ashtu si edhe bullizmi, ku shokët i thonin se dukej më shumë si vajzë e jo si djalë. Ata refuzonin të qëndronin me të. Të gjitha këto e kanë shtuar ankthin në jetën e Arbrit. Në momente të vështira mbështjetja më e madhe ka qenë alkooli dhe substancat e tjera. Ai mbyllej në dhomë, qante për orë të tëra, derisa pas shumë seancash terapie me psikologen, ai e pranoi faktin e të qenurit një djalë homoseksual dhe më pas u përball me familjen dhe shoqërinë, për të qenë sot i lirë për t’ia rrëfyer të gjithëve atë që ka përjetuar.
Ndryshonin dëshirat e tua nga ato të bashkëmoshtarëve të tu?
Nuk mund ta them që ndryshonin aq shumë, ishin të njëjta. Unë i kisha të gjitha lodrat, edhe ato të një vajze, edhe të një djali. Te veshjet pëlqeja ato me shumë ngjyra si më ndodh edhe sot.
Regonin prindërit jo këtë lodër, jo këtë veshje?
Absolutisht jo, më linin gjithmonë të zgjidhja ato që doja, mënyra sesi jemi rritur në familje me tim vëlla ka qenë të zgjidhnim atë që dëshironim dhe jo atë që përcaktonte shoqëria.
Cili ka qenë momenti i parë kur kuptove që kishe preferencë për të njëjtën gjini?
Që fëmijë mund ta them, edhe pse nuk e kupton dot tamam. Por e kam kuptuar si duhet në moshën e pubertetit, 12-13 vjeç.
Si ndodh ky proces i njohjes, starti i njohjes?
Ka qenë jo shumë i lehtë për mua, po shihja një revistë pornografike në shtëpi të them të drejtën dhe aty kuptova që më tërhiqte më shumë seksi mashkull sesa ai femër. Aty filloi një frikë shumë e madhe dhe që në ato moment fillova ta shtypja, edhe pse nuk e kuptoja se çfarë ishte. Por, duke u rritur në një shoqëri si kjo e jona heteromantive dhe patriakale me shumë komplekse më vinte ndër mend që kjo gjë ishte gabim, pavarësisht se në familje ishin lënë të lirë, por fillova ta shtypja që në atë moment.
Çfarë bëje ti kur thoje e shtypje?
Nëse më vinte një dëshirë, çfarëdolloj dëshire të ishte ajo, e mohoja te vetja. Nëse më pëlqente një mashkull të bukur ose më tërhiqte, ja mohoja vetes dhe kjo ndodhi për shumë vite deri në moshën 24-vjeçare.
Dashuria jote e parë ka qenë një vajzë apo një djalë?
Dashuria e parë ka qenë vajzë, u lidha me të dhe kam pasur 4 të dashura femra, por kanë qenë lidhje të shkurtra. Pastaj, takova një mashkull. Në momentin që hyra në shkollë të mesme isha 16 vjeç. Isha në shkollë private dhe ishim në klasë vetëm 16 veta. Kjo ka qenë koha kur jam përballur për herë të parë me bullizmin.
Si shfaqej ky bullizëm tek ty?
Shfaqej me fjalë më shumë, më thonin se dukesha si gocë, nuk isha ai çuni që donin, që shkoja të luaja futboll. Nuk donin të qëndronin me mua, më largoheshin.
Pse?
Sepse nuk isha ai mashkulli që pritej nga shoqëria të isha.
Kur ka ndodhur takimi i parë me një djalë?
Ka qenë në moshën 19-vjeçare. Pasi isha takuar me vajza doja të shijja nëse më pëlqenin meshkujt. U ndjeva shumë mirë dhe ishte ajo tërheqja për meshkujt. U frikësova akoma më shumë. Prapë e mohoja, ndërroja numrin e telefonit, një luftë e brendshme për vite me radhë.
Përmende që ndieje frikë. Për çfarë kishe frikë në atë kohë?
Nuk kisha frikë se si do të pranohesha. Ishte frika ime se si do të ndjehesha unë po ta kisha këtë gjë, më dukej sikur isha vetëm unë që e kisha, ishte vetëm problem imi dhe si do jetoja unë me këtë gjë.
Një djalë homoseksual është i lindur?
Ëshë e lindur, por ka akoma studime nga shkenctarët që mund të bëhesh nga rrethanat e jetës. Sepse një heteroseksual që kryen marrëdhënie me seksin e njejtë nuk do të thotë që bëhet. Një nga faktet kryesore është që lind i tillë, unë kam lindur i tillë.
Pasi kaluan 5 vite nga takimi i parë me një djalë, çfarë ndodhi në momentin kur ti e pranove që kishe një orientim seksual ndryshe?
Ka qenë sa i vuajtshëm mes lotësh aq edhe një çlirim, ja pranova vetes në radhë të parë.
Cili ka qenë më i vështirë, njohja apo pranimi?
Të dyja bashkë, por hapi më i madh është kur ti njihesh që ke seksualitet ndryshe. Një nga gjërat që më kanë ardhur në mendje përveç vetes sime ka qenë a do të më dojë mua familja pas kësaj gjëje. Ka qenë një nga fazat më të errëta në jetën time, kam abuzuar me veten. Rrija në dhomë i mbyllur duke konsumuar alkool. Si fillim u dola hapur dy miqve të mi që pranuan pa problem, kaloi goxha kohë dhe miqve që ndjehesha rehat ja thoja. Por, me kalimin e kohës ti nuk je më i detyruar t’ua thuash njerëzve, sepse ti je rehat me veten, madje ka njerëz shumë kureshtarë që të pyesin, të pyesin drejtëpërdrejt të pëlqejnë femrat apo meshkujt.
Unë besoj që procesi më i vështirë për një djalë me orinetim seksual ndryshe është përballja me familjen, si ka qenë kjo për ty?
Një proces shumë i gjatë vuajtjesh me sfida me lot, por mënyra sesi jemi rritur në familje me dashuri të pakushtëzuar dhe nëna më ka mbajtur 9 muaj në bark dhe nuk mund ta mohosh fëmijën për çfarëdolloj gjëje që ai mund të të thotë.
Cilit nga prindërit ia the të parit?
Mamasë.
Pse asaj?
Ka qenë e përgatitur që unë t’ia thoja, duke parë vuajtjet e mia. Ajo e ndërtoi situatën, ndaluam pranë Liqenit Artificial dhe më tha unë e di këtë gjë, por dua të ma thuash ti. Ajo që di i thashë është e vërtetë, dhe fillova të qaja dhe unë dhe ajo. Pse po qan më tha? Sepse nuk e di a do më doni më, do më përzini nga shtëpia, si do shkoj jeta ime? Ashtu u larguam nga liqeni dhe më tha që unë jam krenare për ty, do të të mbështes në çdo gjë dhe ashtu bëri.
Si reaguan meshkujt e familjes, babai dhe vëllai?
Përballja ishe e sikletshme nga të dyja anët, se çfarë fjalë do të përdorin dhe si do e hapin temën. Ata çfarë bënë, ftuan në shtëpi miqtë e mi që janë si unë dhe flisnim vazhdimisht për tema të ndryshme.
Nuk pati një përballje direkte me babain dhe vëllain?
Jo, thjesht kaloi. U Nënkuptua. Më jep forcë të eci akoma përpara kur ke komunikim me familjen, sepse të gënjesh njërëzit që ti do më shumë, të bësh një jetë të dysfishtë ashtu siç edhe unë bëja, nuk është e thjeshtë.
A ndjen diskriminim?
Po, ka shumë diskriminim dhe paragjykim sepse shoqëria duhet të edukohet akoma për këtë çështje. Marrim stilin e veshjes që ne e kemi shumë të veçantë. Një shembull kur vesh bluzë rozë, kur ndjen ato syrat sa zbres nga shtëpia edhe pse mua nuk më bën përshtypje, i detyron të tjerët të mbyllen akoma më shumë në vetvete.
Ke pasur raste dhunimi, shantazhi pikërisht prej orientimit seksual?
Kam pasur në rrjetet sociale mesazhe fyese, por jo kërcënuese. Fyese kam marrë dhe nga politikanë. Nuk më kanë bërë përshtypje sepse është një shoqëri në ndryshim. Gjatë kohës që punoja me Parlamentin me projektet që merrem, disa poltikanë më kanë fyer, disa të tjerë nuk donin të ishin pjesë e intervistave, kam respekt për një pjesë prej tyre jo se duan të duken para Bashkimit Europian, por se i besojnë vërtetë kauzës sonë. Për hir të punës që bëj, që drejtoj një organizatë, më shkruajnë shumë persona anonimë apo edhe ata që bëjnë jetë të dyfishtë, për t’i dhënë këshilla apo për t’i mbështetur.
Çfarë do të thotë që bëjnë jetë të dyfishtë?
Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë ka njerëz të martuar me një femër dhe që vazhdojnë me partnerin, ka politikanë, në media e bëjnë. Siç ke dëgjuar kanë humbur punët në botë ata që e kanë pranuar, prandaj nuk është e thjeshtë, unë nuk jam për ta ekzagjeruar shumë, mjafton ta pranosh ti me veten, nuk ka nevojë ta marrë vesh bota.
Je në një lidhje romantike?
Dashuria është e bukur dhe universale atëherë kur dashuron.
Dëshiron të kesh fëmijë?
Absolutisht që po, dua të kem dy fëmijë, duke qenë se kam dashur një motër, dua të kem një vajzë, një do ta adoptoj, një do ta bëj me metodën e farëzimit artificial.
Top Channel