Të bësh guidën turistike në Berat/ I riu që pasionin për qytetin e tij e vë në shërbim të turizmit

13/05/2019 12:15

Isuf Braho është një i ri i lindur dhe rritur në lagjen muzeale ”Kala“ të qytetit të Beratit. Ai flet me pasion për çdo gurë e rrugicë të vendlindjes të tij.

Ideja për tu bërë guidë i ka lindur hershëm, dhe pas mbarimit të fakultetit ai vendosi të realizonte planet e tij.

Një nga destinacionet është zona e Roshnikut aty ku ndërthuret legjenda me historikun e zonës, ujëvara e Sotirës, banesat mbi dyqind vjeçare, si dhe kulinaria.

Guida, tregon Isufi vijon nëpër luginat e kanionet e Osumit e deri te shtëpitë e fshatarëve duke prekur nga afër traditën.

Shumë prej vizitorëve të huaj shprehen se kanë ngelur të impresionuar. Por Isufi ka dhe një mesazh për të rinjtë.

“Mos u largoni nga vendi juaj, Shqipëria. Berati qyteti ynë i mrekullueshëm është i bukur mjafton ta duash dhe do të gjesh punën, gjithçka është aty”, thotë ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA