Përmes një njoftimi për mediat, ambasada gjermane u është bashkuar mesazhit të ambasadave të tjera të mëdha në vend, si ajo e SHBA, Britanisë dhe Italisë, duke kërkuar distancimin nga dhuna e protestës së 11 majit të liderëve të opozitës.

Teksa nënvizon se demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci, ambasada gjermane në reagimin e saj thekson se shfaqjet e dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim.

Reagimi i plotë i ambasadës Gjermane
Demonstratat paqësore janë një e drejtë themelore e rëndësishme në demokraci. Shfaqje të dhunës, sikurse ishin ato që pamë në datën 11.05., janë tërësisht të papranueshme dhe të papajtueshme me këtë parim.

Për këtë arsye ne dënojmë maksimalisht dhunën e çdo lloji. Veçanërisht na shqetëson fakti, që drejtuesi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri është kërcënuar. Ndaj u bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës Basha dhe Kryemadhi të dënojnë të gjitha format e dhunës ndaj njerëzve dhe institucioneve dhe t’i parandalojnë ato në mënyrë efektive. Si organizatorë ata mbajnë përgjegjësi për zhvillimin paqësor të demonstratave. Në të njëjtën kohë apelojmë forcat shqiptare të sigurisë të ushtrojnë detyrën e tyre në mënyrë konsekuente, me maturi dhe në proporcion me situatën.

Protestat në rrugë nuk zëvendësojnë dialogun e domosdoshëm politik! Ndaj u bëjmë thirrje të gjitha palëve, që në funksion të përafrimit të mëtejshëm të Shqipërisë me Bashkimin Evropian kundërshtitë në qëndrime t‘i zgjidhin në kuadër të një dialogu politik konstruktiv.

  Protesta e opozitës, SHBA: Basha e Kryemadhi të dënojnë dhunën e mbështetësve të tyre
  Ambasada Italiane: Opozita të garantojë protesta paqësore!
  Protesta e opozitës, reagon edhe amb. gjermane: Dhuna e papranueshme
  Protesta e opozitës, Ambasada Britanike: Liderët e opozitës të dënojnë dhunën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA