Zgjedhjet lolake në Stamboll do të përsëriten, por nuk mund të thuhet me siguri se kush do ti fitojë. Sipas disa zërave, fatin e tyre mund ta përcaktojnë kurdët, të cilët mbështesin partinë popullore republikane CHP.
Gjashtë javë më parë, zgjedhësit kurdë luajtën një rol mjaft të rëndësishëm në votimet, në Turqi. Kandidati socialdemokrat, Ekrem Imamoglu nga CHP-ja arriti të triumfonte në Stamboll e këtë fitore në masë të madhe, ia mundësuan votat e kurdëve nga Partia Demokratike Popullore HDP.
Kjo e fundit ka tërhequr qëllimisht kandidatët e saj nga disa zgjedhje lokale, për ti hapur kështu rrugën triumfit të kandidatëve të CHP-së. Plani i tyre pati suksesi, pasi kandidatët e Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP), të presidentit Erdogan dështuan në Stamboll, Ankara, Adanjë, Antalia. Në të gjithë këto qytete, fituan përfaqësuesit e CHP-së.
Tani pritet çdo të ndodhë pas kontestimit të fitores së saj në qytetin më të madh të vendit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja në 23 qershor. Partia e Erdoganit , pak pas shpalljes së zgjedhjeve bëri një gjest jo të zakontë, për të parën herë që prej vitit 2011 vendosi që lideri i Partisë Punëtore Kurde (PKK) Abdulah Ocalan, t`i jepej e drejta të kontaktonte me të tjerët jashtë burgut. Në media spekullohet sakaq edhe për mundësinë që në prag të zgjedhjeve, Erdogani të fillojë një proçes të ri paqësor me kurdët, me qëllim që ata të mbështesin në zgjedhje kandidatin e partisë së tij.
Top Channel