Ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen nesër në Bruksel për të diskutuar lidhur mbi çështje aktuale në skenën ndërkombëtare, duke përfshirë takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Në mbledhjen e Këshillit, të kryesuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme Federica Mogerini, do të merret në konsideratë situata në Venezuelë.
“Ministrat pritet të flasin edhe për takimin e fundit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë”, thuhet në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, transmeton Ksp.
Ministrat do të diskutojnë për Libinë, veçanërisht mbi zhvillimet e fundit në vend dhe hapat e mundshëm të ndërmarrë nga BE për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Po ashtu, do të diskutohet situata në rajonin Sahel, ku përfshihen Burkina Faso, Çadi, Mali, Mauritania dhe Nigeria.
Top Channel