Dy turistë, burrë e grua, vdiqën pasi hëngrën mishin krudo të marmotës. Bashkëshortët e kombësisë kazake, respektivisht 38 dhe 37 vjeç, vdiqën sepse u infektuan me murtajën bubonike. Kjo ndodhi në Mongoli, ku dhjetëra turistë aktualisht janë bllokuar pas masave të karantinës të marra nga autoritetet lokale.
Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (DFAD) ka konfirmuar lajmet e shtypit, duke shtuar se sipas informacionit në zotërim të tij, shëndeti i turistëve nuk është në rrezik dhe se ata do të largohen nga rajoni ku po mbahen në karantinë, së shpejti.
Sipas Siberian Times rreth 158 persona që kanë pasur në kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me çiftin janë “nën mbikëqyrje”, duke përfshirë edhe disa dhjetëra turistë: amerikanë, rusë, gjermanë, holandezë, suedezë, koreanët e jugut dhe zviceranë.
“Çifti, i cili i përket pakicës lokale kazake, vdiq më 1 maj dhe asnjë incident nuk u raportua më vonë, tha guvernatori e provincës Aipiin Gilimkhaan për agjencinë franceze të shtypit AFP.
Agjensia njofton se autoritetet lokale kanë paralajmëruar në mënyrë të përsëritur banorët e konsumimit të marmotës krudo, sepse mund të mbajnë bakterin Yersinia pestis, përgjegjës për infeksionin bubonik. Por shumë injorojnë paralajmërimet sepse besojnë se konsumimi i organeve të brendshme të këtij brejtësi janë të mira për shëndetin.
Trajtuar në kohë me antibiotikë, murtaja mund të shërohet. Forma e saj e mushkërive, e cila transmetohet nga kollitja, mund të jetë fatale brenda 24-72 orëve. Kjo sëmundje ngjitëse e prejardhjes bakteriale të bartur nga lloje të ndryshme të brejtësve ka masakruar burra dhe gra për katër mijëvjeçarë: studiuesit e kanë identifikuar sëmundjen si shkak të vdekjes në trupat e varrosur rreth 3800 vjet më parë. Kohët e fundit ajo është bërë e rrallë. Midis 2010 dhe 2015, 3248 raste, nga të cilat 584 ishin fatale, u regjistruan në botë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (ËHO).
Top Channel