Goga Basket fiton 79-70 ndaj Teutës në finale e tretë play off në basketboll për meshkuj, duke udhëhequr 2-1 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale.

Kjo ndeshje e tretë mes dy ekipeve durrsake u zhvillua tek “Akademisë Goga” ku vendasit rrallë herë kanë humbur dhe këtë herë nuk zhgënjyen, dhe me fitoren e arritur ju afruan akoma më shumë titullit kampion ku do t’i mjaftojë një tjetër sukses në ndeshjen e 15 majit në pallatin e sportit në Durrës, “Ramazan Jala” për të mbyllur këtë përballje kaq interesante mes dy prej ekipeve më të mira të basketbollit për meshkuj në këtë sezon.

Ndeshja u komandua gjatë gjithë kohës nga skuadra e Gogës, që pati epërsi që në periodën e parë, duke e fituar 22-13. Diferenca nuk ndryshon as në periodën e dytë, me vendasit që kontrollojnë epërsinë e krijuar, duke mos lejuar Teutën të afrohet.

Edhe në dy periodat e dyta e njëjta tablo. Goga Basket administron mirë avantazhin, duke mos i dhënë mundësi Teuta të rikuperojë dhe mbyll ndeshjen me shifrat totale 79-70. Në këtë ndeshje më i spikaturi ishte amerikani
Ramme, autor i 18 pikëve.

Ndërsa për Teutën u dalluan Lasku me 25 pikë e Hysenagolli me 17, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Ndeshja e radhës e programuar është ajo e datës 15 maj, ku në rast fitoreje të Goga Basket, do të mbyllet ky play off ndërsa nëse do të fitojë Teuta, gjë që do të sillte edhe barazimin në 2-2 të finaleve, do të zhvillohet një tjetër ndeshje e fundit nga e cila do të dalë fituesi.

Top Channel