Amfiteatri destinacioni i preferuar artistik, “Ben Duro & friends” rikthejnë këngët e liqenit

13/05/2019 10:16

Amfiteatri i Liqenit Artificial do jetë këtë sezon një nga destinacionet më të frekuentuara artistike.

Këtë e premton jo vetëm lista e gjatë e aktivitetet të programuara për tu mbajtur në skenën e hapur në natyrë, por edhe emrat që ngjiten në të. Kështu, pas Soni Malajt, Amfiteatri na rezervon një tjetër natë speciale me koncertin live “Këngët e Liqenit”.

“Ben Duro & friends” mbledhin në Amfiteatrin e Tiranës me 17 maj jo vetëm nostalgjikët, por edhe këdo që do të dëgjojë muzikë të mirë dhe origjinale.

Këngët e viteve 80 që ky grup artistësh interpretoi te Parku i Liqenit, jashtë sallave të mbyllura e kontrolluara, ishin një shkëndijë lirie dhe rebelizmi.

Këngët e liqenit janë tipike tingull i pastër shqiptar, janë melodi që nuk do të vdesin kurrë, sepse janë origjinale, nuk janë kopje të asnjë rryme dhe komercializmi. Ato do të na i risjellë Ben Duro & Friends që vijnë në Amfiteatrin e Tiranës me një repertor nostalgjik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA