Ideja për të shkruar të kaluarën për Bamir Topin është në vetvete projekt i akumulimit të eksperiencave, që në rastin konkret nuk mund të jenë vetëm private, por edhe në interes të publikut, të shoqërisë e politikës, të aktorëve dhe institucioneve. Prandaj ai këto kujtime i boton nën titullin Nocturn, Kur arsyeja errësohet nga pushteti.

“Praktikisht në çdo kapitull për çdo ngjarje të madhe janë ato që quhen biseda konfidenciale në atë kohë. Duke filluar me ngjarjen e Gërdecit, duke vazhduar me ndryshimet kushtetuese, me 21 janarin, por edhe mjaft biseda interesante që lidhen me rrugëtimin për në NATO apo me Pavarësinë e Kosovës. Sigurisht kam mjaft biseda interesante që janë bërë edhe me liderat e Ballkanit”, tha Ish-Presindenti, Bamir Topi.

Autori ka zbardhur në libër pjesë të bisedave apo debateve që kanë ndodhur larg syve e veshëve të publikut. Në këtë rast ai ka thënë të vërtetat e tij pa pasur qëllim për ta retushuar historinë e tij.

Sigurisht që ky libër flet edhe për personazhet më të rëndësishëm dhe më me ndikim politik, të cilët Bamir Topi i përshkruan ashtu sic ai do të thotë, me të vërtetat e tyre.

“Analiza që unë I kam bërë marrëdhënieve të mia me njerëzit më të pushtetshëm që ka pasur Shqipëria. Aty do të shikoni që nuk jam ndikuar kurrë nga stadi I marrëdhënieve që kam pasur , por jam munduar të jem realist për t’I përshkruar këto karaktere me të mirat dhe të këqijat e tyre”, shtoi Z.Bamir Topi.

Nëse i duhet të veçojë një pasazh nga librit Nocturn, për logon e Top Channel ai ka këtë përzgjedhje:

“Do të kujtoj një emision mëngjesi kur jam takuar më Dritan Hoxhën dhe më foli për të ardhmen e televizionit. Për hir të së vërtetës gjithçka m’u duk utopi, por me kalimin e kohës konstatova që unë kisha qenë shumë mbrapa e ai kishte qenë me ide brilante. Mbetet një kujtim dhe shumë vlerësime për Dritan Hoxhën. E lashë në fund për ta transmetuar pikërisht tek sigla e këtij kanali televiziv.”

Top Channel