Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani ka bërë thirrje për unitet mes fraksioneve politike të vendit, pas përkeqësimit të gjendjes ekonomike si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara.

Rouhani tha se, “presionet nga armiqtë janë një luftë e paprecedentë në historinë tonë të Revolucionit Islamik”.

“Sot nuk mund të thuhet nëse kushtet janë më të mira apo më të këqija sesa në periudhën e luftës (lufta me Irakun 1980-’88). Por, gjatë luftës ne nuk kemi pasur probleme me bankat tona, me shitjen e naftës, me importet dhe eksportet. Atëherë ka pasur vetëm sanksione mbi blerjen e armëve”, tha presidenti iranian, teksa po fliste para disa aktivistëve të grupeve të ndryshme të interesit.

Kriza ekonomike në Iran është përkeqësuar, që kur SHBA-të u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, e rivendosi sanksionet ekonomike.

Sanksionet mbi eksportet e metalit dhe të naftës së Iranit kanë për qëllim të rrisin presionin mbi Teheranin, që të heqë dorë nga “aktivitetet malinje”, siç i cilëson Uashingtoni, të tilla si zhvillimi i armëve bërthamore dhe financimi i aktiviteteve terroriste në rajon.

Teherani i hedh poshtë këto akuza të Uashingtonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA